75 Mall Live Search
13:27 / E Mërkurë, 19 Nëntor 2025 / MSH1

Pamje si në filma/ Momenti kur policia përndjek hajnat rrugëve të Bosnjës

Një rast i vjedhjes ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, në Kalesija të Bosnjës.

Disa persona kanë grabitur një dyqan bizhuterish, raportojnë mediat boshnjake.

Derisa ishin duke ikur nga skena e krimit, ata u hasen në forcat policore, që tentuan të ndalojnë grabitësit.

Hajnat nuk iu binden urdhrit për ndalesë, teksa policia u detyrua të shkëmbejë të shtëna me armë.

Raportohet se një nga grabitësit është qëlluar për vdekje, andaj edhe është hedhur nga makina disa metra më larg.

Një tjetër thuhet të jetë lënduar, teksa vetura me të cilën hajnat po largoheshin ishte po ashtu e vjedhur.