20:01 / E Shtunë, 14 Shtator 2019 / indeksADMonline

Pamje si punëtorët e pasiguruar rregullojnë çatinë e banesës 8- katëshe në Prishtinë

Vdekjet aksidentale në vendin e punës në Kosovë janë të shpeshta.

Para disa ditësh, një punëtor rreth të 50-ve, vdiq në vendin e punës, përkatësisht në një ndertesë shumëkatëshe në Prishtinë.

Ndër arsyet e vdekjeve në vendin e punës janë kushtet jo të sigurta në të cilat punojnë punëtorët.

Një rast i tillë, jo i sigurtë dhe i papërshtatshëm është parë sot në kryeqytet.

Disa punëtorë sot janë parë duke rregulluar çatinë e një banese 8-katëshe, në lagjen ‘Bregu i Diellit’, përkatësisht të banesat e bardha.

Ata po e riparonin, derisa nuk kishin vënë ndonjë rrip për tu mbajtur, raporton Indeksonline.

Siç shihet në këto video, disa punëtorë po qëndrojnë edhe në këmbë, derisa nuk janë të siguruar me mjete adekuate.

Ndryshe, sipas ushtruesit të detyrës së Kryeinspektorit të Punës, Valon Leci, deri sot në vendim e punës kanë humbur jetën nëntë persona.

“Të vdesin nëntë persona në vendin e punës është numër i madh. Mirëpo sidomos në këtë vit, gjendja nuk është edhe aq alarmante. Për shembull gjatë vitit të kaluar në Shqipëri ishin diku rreth 50 raste. Në Maqedoni ishin rreth 30 raste”, ka deklaruar ai.

Ndërsa, lidhur me rastin e vdekjes se punëtorit nga Mitrovica, inspektorati është duke e bërë hetimin e aksidentit në vendin e punës./Indeksonline/