18:29 / E Hënë, 29 Qershor 2020 / indeksADMonline

Pamje/ Sirianët kryejnë një vjedhje në orët e mëngjesit në Tophane të Prishtinës

Ka disa ditë që qytetarët po ankohen për klandestinë sirianë që po qëndrojnë në Kosovë, për sjelljet dhe veprimet e tyre.

Nuk kanë qenë të pakta rastet e raportuara të vjedhjeve dhe nxitjes e krijimit të konflikteve nga ana e tyre.

Një rast i një vjedhje i raportuar në IndeksOnline ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në rrugën “Josip Rela”, në Tophane.

Aty shihet teksa dy persona fare qetë afrohen pranë një lokali dhe veture, duke kryer kështu “punën”, për të cilën kishin ardhur. Kamera e fokuson tërë situatën se si ka ndodhur.

Ndryshe qytetarët bëjnë të ditur se rasti është raportuar edhe në Policinë e Kosovës .