75 Mall Live Search
20:10 / E Mërkurë, 28 Prill 2021 / Blerim

PAMJE skandaloze! Momenti kur trajneri i Llapit godet me grusht lojtarin e Ballkanit

Ndeshja mes Ballkanit dhe Llapit filloi me shumë polemika dhe u mbyll ashtu.

Një ndërhyrje e ashpër e Kushtrim Gashit në Arbnor Ramadanin, nxeu gjakërat e futbollistëve, shkruan IndeksOnline

Skuadra e Ballkanit ka publikuar disa pamje ku shihet asistent trajneri i Llapit teksa godet me grusht lojtarin e klubit suharekas.

“Shikoni trajneri i Llapit qysh e godet me grusht lojtarin tonë”, ka shkruar skuadra e Ballkanit në rrjetet sociale.

Kujtojmë që golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi Blendi Baftiu./IndeksOnline/