75 Mall Live Search
13:35 / E Martë, 10 Nëntor 2020 / Blerim

S’lajmëruan për punimet, mbesin të bllokuara mbi 8 orë makinat te parku i qytetit

Prishtina vazhdon të ballafaqohet me probleme të shumta.

Një nga problemet më të mëdha në kryeqytet, vazhdon të mbetet insfrastruktura rrugore, që shkakton kaos.

Rruga te parku i qytetit, është bllokuar nga vetura të shumta, të cilat ka 8 orë që kanë mbetur në pritje.

Krejt kjo si pasojë e një operatori ekonomik, i cili nuk ka bërë ndonjë lajmërim për punët që po kryen.

IndeksOnline sjell pamje nga vendi i ngjarjes, deri komuna ende s’ka marrë asnjë masë.