17:45 / E Diele, 23 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Pamje “slow-motion” që Joshua nuk dëshiron t’i shoh

Mbrëmë është zhvilluar dueli në mes të Dillian Whyte dhe Dereck Chisora në “O2 Arena” të Londrës.

Whyte arriti të fitoj me KO në rundin e 11-të duke e shtrirë përtokë kundërshtarin, shkruan Indeksonline.

Pamjet e grushteve të tij në verzionin e ngadalësuar tregojnë për forcën që ka 30 vjeçari.

Këto pamje duhet t’i analizoj shumë mirë Anthony Joshua para se të vendos të përballet me të.

Kujtojmë se Joshua e ka të rezervuar “Wembleyn” për 13 prill të vitit të ardhshëm derisa me shumë gjasë kundërshtari do të jetë Whyte. /IndeksOnline/