18:46 / E Diele, 18 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pamje spektakolare në Tiranë, ylber dritash në prag të festave të fundvitit

Tashmë thuajse të gjitha kryeqendrat e botës kanë marrë pamje plot drita në prag të festave të fundvitit.

Edhe Tirana është zbukuruar duke shkëlqyer nga dritat shumëngjyrëshe, shkruan Indeksonline.

Derisa pisha e Vitit të Ri ka zënë vend, edhe sheshet e kryeqytetit shqiptar po ngjajnë në një botë magjike të stolisur për mrekulli.

Sigurisht që pamje të tilla ngjajnë me vendet perëndimore, derisa të gjithë shijojnë mbrëmjet e dimrit në këto rrugë plot festë e gëzim./Indeksonline/