75 Mall Live Search
22:25 / E Hënë, 02 Nëntor 2020 / OSH

Pamje/Sulmi terrorist në Vjenë, merren disa pengje në restorante

Në qytetin e Vjenës ka ndodhur një sulm terrorist ku deri më tani raportohet 7 të vdekur.

Sipas informacioneve të para që ka marrë portali “Heute” ende të pakonfirmuara, disa persona janë duke u mbajtur peng në disa restorante të lagjes 6 dhe 7, transmeton Indeksonline.

Tashmë në rrjete sociale kanë qarkulluar disa video ku shihet se si terroristët konfrontohen me policinë.

Ministri i Brendshëm i Austrisë, Karl Nehammer ka pasur një kërkesë për të gjithë qytetarët në Vjenë: “Ju lutemi qëndroni në shtëpi, shmangni hapësirat publike!” Të gjithë restorantet dhe baret në Vjenë aktualisht po mbyllin dyert për arsye sigurie”./Indeksonline/