75 Mall Live Search
20:28 / E Mërkurë, 29 Korrik 2020 / indeksADMonline

Pamje/ Sulmohen policët në Mitrovicë, njëri rrëzohet përtokë me shqelm

Një incident aspak i zakonshëm ka ndodhur në Mitrovicë. Disa zyrtarë policorë janë sulmuar fizikisht teksa po kryenin detyrën e tyre tek rrethi kryesor në këtë qytet.

Madje sipas disa raportimeve thuhet se e gjithë ngjarja ndodhi për shkak të një mosmarrëveshje në mes të disa qytetarëve me policinë, për shkak të një zone parking.

Në pamje të publikuara nga JepiZë shihet se policia ndalon një person dhe provon ta nxjerrë nga vetura pas rezistencën, por rreziku iu vie nga ana tjetër.

Njëri shihet teksa godet policin me shqelm derisa e gjuan përtokë. Polici më pas i drejton armën për ta ndaluar, por ai vazhdon përsëri.

Lidhur me këtë incident tashmë thuhet se janë duke u intervistuar tre persona të dyshuar të cilët ishin përfshirë në këtë ngjarje./Indeksonline/