75 Mall Live Search
14:02 / E Hënë, 26 Dhjetor 2022 / B O

Pamje: Sulmohet në Zubin Potok ekipi i Klan Kosovës

Është sulmuar me gurë vetura me të cilin po udhëtonte ekipi i televizionit Klan Kosova drejt Zubin Potokut.

Adriatik Kelmendi ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në Fashtin Zupç. Ai ka njoftuar pasojë e kësaj janë lënduar gazetarja dhe shoferi.

Në momentin e sulmit brenda veturës ishin: gazetarët Qëndresa Bellagoshi dhe Drin Demiri, kameramani Agon Bejtullahu dhe vozitësi Elsad Sinani.

“Sot u sulmua sërish ekipi i Klan Kosovës në Zubin Potok. Gazetarja Qëndresa Bellagoshi dhe shoferi Elsad Sinani kanë pësuar lëndime të lehta, kurse kameramani Agon Bejtullahu dhe gazetari Drin Demiri nuk janë lënduar. Xhamat e veturës janë thyer. Sulmi ka ndodhur nga serbë të maskuar në fshatin Zupç. Kjo është hera e dytë që ekipet e Klan Kosovës sulmohen në mënyrë të njëjtë në veri të vendit. Uroj që autoritetet të marrin masa ndaj kryesve të veprës. Uroj kjo të jetë hera e fundit që sulmohemi derisa kryejmë detyrën tonë!”, ka shkruar Klemendi.