75 Mall Live Search
10:47 / E Mërkurë, 17 Qershor 2020 / indeksADMonline

Pamje të aksionit të policisë në Mal të Zi, kryetari i Budvës nxirret me dhunë nga ndërtesa komunale

Kryetari i Budvës, Marko Careviq dhe kryetari i Asamblesë Komunale (MA) i Budvës, Krsto Radoviq, janë arrestuar sot në mëngjes para ndërtesës komunale.

Në aksionin e policisë swpeciale në Mal të Zi janë arrestuar edhe menaxheri i Komunës së Budvës, Milo Boçoviq, sekretari për investime, Mladen Mikijel, Nikolla Jovanoviq, kreu i kabinetit të Careviq, si edhe Gjorgje Vujoviq e këshilltari i Careviq.

Në pamjet e publikuara shihet se si Careviqi është nxjerr dhunshëm nga Komuna, ndërsa për arrestimin e zyrtarëve të tjerë ka patur edhe rezistencë, për çka është nevojitur edhe përdorimi i sprejit./Indeksonline/