75 Mall Live Search
21:43 / E Premte, 04 Shtator 2020 / indeksADMonline

Pamje të bisedës mes kryeministrit Hoti dhe Netanyahu në Zyrën Ovale

Klan Kosova ka siguruar pamje EKSKLUZIVE të momentit kur Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti bisedon përmes Skype me homologun e tij nga Izraeli, Benjamin Netanyahu, i cili ia konfirmon njohjen nga shteti i tij.

I gjithë ky zhvillim historik ka ndodhur në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë në prani të presidentit amerikan Donald Trump i cili edhe e ka ndërmjetësuar arritjen e ujdisë mes Kosovës dhe Izraelit.