11:06 / E Mërkurë, 05 Gusht 2020 / indeksADMonline

Pamje të dhimbshme nga Gurrakoci i Istogut, breshëri i bën rrafsh kulturat bujqësore

Një stuhi breshëri goditi sot komunën e Istogut duke shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi.

Një qytetar nga fshati Gurrakoc i kësaj komune, për IndeksOnline, ka thënë se 90 % e kulturave bujqësore janë prishur.

This image has an empty alt attribute; its file name is 117277966_320880292394774_8273614147284186032_n-1024x768.jpg

Breshëri që ra sot shkatërroi të mbjellurat si gruri, misri, mollët e kungullin.

Në fotografitë më poshtë të siguruara nga IndeksOnline mund të shihni se si janë dëmtuar të mbjellurat nga breshëri i madh.

Ndryshe, sipas meteorologëve, në disa rajone ekziston potencial real për krijimin e super-stuhive të cilat mund të prodhojnë erëra të fuqishme dhe breshër. Gjithashtu priten edhe reshje të rrëmbyeshme shiu të cilat në shumë rajone mund të shkaktojnë edhe vërshime. Temperaturat do të shënojnë ulje./IndeksOnline/