75 Mall Live Search
10:22 / E Mërkurë, 12 Tetor 2022 / k.v

Pamje të drejtpërdrejta nga sekuestrimi i super-vilave në Brezovicë (Video Live)

Gjatë ditës së djeshme, Prokuroria Themelore në Ferizaj, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë sekuestruan 53 objekte të ndërtimit në  Brezovicë –  Zona e II-të, e Parkut Kombëtar “Sharri”. Aksioni ka nisur edhe sot në mëngjes për sekuestrimin edhe të rreth 50 të tjerave.

Ekipi i IndeksOnline ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po përcjell nga afër aksionin e prokurorisë ku po u vendosen shirita vilave në këtë zonë.

“Raportet e pranuara lidhur me këtë rast nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë dhe nga Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe Departamenti për Menaxhim i AMMK-së, vërtetojnë se në këtë zonë, janë të ndërtuara rreth njëqind (100) objekte në kundërshtim me Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri” nr.04/L-087 si dhe Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri” të aprovuar nga Kuvendi i Kosovës”, ka njoftuar sot prokuroria.

Për këtë aksion dje ka folur edhe prokurori i rastit Brezovica, Rasim Maloku. Ai për IndeksOnline ka treguar rrjedhën e këtij aksioni ku tha se për momentin e rëndësishme është sekuestrimi e më pas do të bëhet identifikimi i pronarëve të tyre./IndeksOnline/