75 Mall Live Search
15:59 / E Martë, 05 Janar 2021 / k.v

Pamje të drejtpërdrejta nga vendi ku ndodhi shpërthimi në Ferizaj

Ekipi i IndeksOnline ka arritur në vendin e ngjarjes, aty ku pak më parë ndodhi shpërthimi i bombolës së gazit dhe po iu sjell pamje të drejtpërdrejta.

Deri më tani, zyrtarisht është konfirmuar për 26 persona të lënduar, dy prej dy në gjendje të rëndë shëndetësore.

Disa nga të lënduarit janë transportuar drejt Emergjencës së QKUK-së në Prishtinë, e disa në spitalin e Ferizajt.

Prokurori, Policia e zjarrfikësit ndodhen ende në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

IndeksOnline ka raportuar ekskluzivisht për këtë shpërthim duke sjell detaje në kohë reale./IndeksOnline/