75 Mall Live Search
10:43 / E Hënë, 20 Shkurt 2023 / B O

Pamje të frikshme, momenti kur rrokulliset një veturë në Lupq të Podujevës

Një veturë është rrokullisur para pak minutash në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Lupq.

Indeksonline ka siguruar momentin kur vetura humbet kontrollin dhe përfundon jashtë rrugës me katër rrotë përpjetë.

Shkak i vetaksidentit ka qenë mospërshtatja e shpejtësisë në rrugë.

Shoferi që ndodhej i vetëm në veturë është nxjerrur nga kalimtarët pas aksidentit dhe gjendja e tij është stabile./Indeksonline/