10:08 / E Shtunë, 21 Maj 2022 / B O

Pamje të frikshme! Tornado godet Gjermaninë, mbi 50 persona të lënduar

Një tornado që ka goditur Gjermaninë ka plagosur më shumë se 50 persona dhe të paktën 10 janë dërguar me lëndime të rënda në spital.

Erërat deri në 130 km/h goditën qytetin perëndimor, Paderborn ditën e djeshme, duke rrafshuar një dyqan mobiliesh.

Tornado shkaktoi gjithashtu dëme të konsiderueshme në qytet, tha një zëdhënës i policisë për AFP, pas temperaturave anormale të larta për kohën që është tani.

Forcat e sigurisë thanë se shumë çati u hodhën në herë dhe pemë u shkulën në zonën përreth. Ndërkohë në rajonin jugor të Franconisë Qendrore, një kasolle prej druri u shemb, duke plagosur 14 persona, përfshirë fëmijë.

Një grua 37-vjeçare u transportua me helikopter në spital me plagë të rënda. Turistët në Spalt kishin kërkuar një vend për t’u strehuar nga stuhia që po afrohej në kasollen rreth 85 metra katrorë, e cila më pas u anua anash dhe u shemb.

Fotot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë se makinat në Paderborn ishin përmbysur. Gjithashtu udhëtimi hekurudhor u ndërpre, pasi policia u bëri thirrje njerëzve që të qëndrojnë brenda.

Shërbimet meteorologjike gjermane kishin dhënë një paralajmërim stuhie të premte dhe parashikuan rrebeshe deri në 130 km/h në disa vende.

Moti i keq goditi fillimisht perëndimin e vendit dhe ishte caktuar të udhëtonte drejt lindjes më vonë në mbrëmje.