14:03 / E Enjte, 31 Maj 2018 / indeksADMonline

Pamje të ndjeshme: Pastroni mirë grimin, ja si mund të pësojnë sytë e juaj (Foto)

Të gjithë e dimë se duhet të heqim grimin nga fytyra, para se të vendosemi në shtrat.

Por në disa raste, lodhja e tepërt ndikon që shumë femra të zgjedhin mos të pastrojnë grimin dhe të flenë kësisoj.

Sigurisht shumë femra kanë nevojë për një motivim shtesë për të shkuar në banjo dhe për të pastruar sytë.

Por disa fotografi të publikuara së fundi tregojnë hulumtimet se çfarë mund të ndodhë nëse vazhdoni t’i lini sytë pa pastruar nga grimi.

Pra pastrimi duhet të bëhet si duhet, në të kundërtën do të përfundoni kësisoj si gruaja 50-vjeçare, Theresa Lynch ka një dëshmi se çfarë ndodhi në sytë e saj pas infeksioneve të grimit.

Ajo kishte aplikuar çdo ditë grim të rëndë në sy, sidomos tek vetullat.Pas disa viteve ajo shkoi te mjeku duke u ankuar për një ndjenjë të çuditshme nën qepallat e saj, sikur diçka të ishte vendosur ende nën sy. Qepallat ndiheshin të rënda, sytë ndiheshin të acaruar dhe kishte rrjedhje nga syri./Indeksonline/