Pamje të Njësisë Speciale e cila vazhdon të qëndroi në dy pikat kufitare në veri

Policia e Kosovës, në kuadër të aktiviteteve të zakonshme si dhe me qëllim të ruajtjes së rendit publik dhe kushtetues, është duke kryer veprime në të gjithat pikat kufitare.
Veprimet kanë për qëllim zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë- konkretisht targave të automjeteve.

Forca të shumta të Njësisë Speciale po qëndrojnë që nga mëngjesi në dy pikat kufitare Jarinje e Bërnjak, në veri të Kosovës.

Grupe të caktuara serbësh ende qëndrojnë në rrugë në shenjë revolte ndaj këtij vendimi të Qeverisë së Republikës së Kosovës për reciprocitet në targa./IndeksOnline/
