Pamje të pa transmetuara: Fëmijë, gra e pleq duke çmontuar predha brenda fabrikës së Gërdecit
Në dokumentarin dedikuar ngjarjes së Gërdecit, viktimave apo të plagosurve, “Top Story” solli pamje të pa transmetuara më parë të fabrikës së demontimit “AlbaDemil”, para shpërthimit.
Aty shihen fëmijë, gra, burra dhe të moshuar, të cilët punonin në kushte ç’njerëzore. Janë pikërisht këto kushte të pasigurta, që më pas sollën tragjedinë në Gërdec.
I gjithë procesi i demontimit të armëve ndiqej nga ushtarakët që shfaqen në këto pamje ekskluzive.