75 Mall Live Search
21:53 / E Shtunë, 12 Tetor 2019 / indeksADMonline

Pamje të përleshjes mes tifozëve polakë dhe italian

Ekipi italian, Cagliari ka zhvilluar një ndeshje miqësore ndaj ekipit polak, Pogon, ndërsa fitues ishin Cagliari me rezultat 3:1.

Ultrasit polakë të cilët kishin udhëtuar drejt Italisë për të mbështetur skuadrën e tyre, janë përleshur në rrugët e Sardenjës me tifozët e Kaljarit. Nëpërmjet videove që po qarkullojnë në internet, shihen tifozët e të dyja ekipeve që përleshen me njëra-tjetrën.

Nuk kanë munguar shishet, tavolinat apo edhe karriget të  cilat shkonin nga njëra anë në tjetrën, duke shkaktuar kështu edhe rrëmuja të mëdha në qytetin italian./Indeksonline/