16:09 / E Enjte, 23 Shtator 2021 / OSH

Pamje të Policisë serbe në pikën kufitare në Bërnjak

Sot është bërë dita e katër qëkur pala serbe s’po e pranon masën e reciprocitetit me Kosovën.

Ata po vazhdojnë të mbajnë të bllokuara me makineri të rënda dy rrugët që të dërgojnë në Jarinjë dhe Bërnjak.

Ekipi i IndeksOnline është duke qëndruar në pikën kufitare në Bërnjak.

Më poshtë mund të gjeni pamje të pjesëtarëve të policisë serbe në këtë pikë kufitare.

Kurse, pranë liqenit të Gazivodës janë parë pjesëtarët e Policisë së Kosovës duke patrulluar dhe vëzhguar situatën atje./IndeksOnline/