Pamje të reja, mjetet ushtarake amerikane arrijnë në Kosovë

Tashmë kanë arritur në Kosovë automjetet e blinduara, të cilat janë blerë prej Ushtrisë Amerikane.
Në pamjet e siguruara shihet se mjetet ushtarake janë futur në Kosovë, shkruan Indeksonline.
I pari i FSK-së, Gjenerallejtënant Rrahman Rama ditë më parë e ka konfirmuar lajmin për Indeksonline se këto mjete janë blerë.

“Ne i kemi blerë, ato autoblinda. Vitin e kaluar e kemi nënshkruar kontratën ndërsa dje kanë ardhur pjesa e parë e në vazhdim do të vijnë edhe të tjerat”, tha shkurt Rama.
Ndërkohë, ende nuk janë dhënë detaje se sa është shuma e harxhuar për këto mjete, dhe sa pritet të shpenzohen në të ardhmen.

