Pamje të reja nga aksidenti i rëndë, në Raushiq të Pejës
Kanë dalë pamjet e reja të aksident të rëndë që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Raushiq të Pejës, raporton IndeksOnline.
Dy vetura ishin ndeshur në magjistralen Pejë-Deçan, ku për pasojë ngasësja e njërës veturë ka marr lëndime trupore dhe e njëjta për një kohë kishte mbetur e bllokuar në veturë.
Është dashur intervenimi i zjarrfikëseve për ta nxjerrë shoferen nga vetura, e cila menjëherë është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë e më pas është transportuar drejt QKUK-së në Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur se njësitet relevante menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të marrë masat e menjëhershme të nevojshme dhe me kërkesë të policisë në vendin e aksidentit kanë arritur ndihma e parë- ekipi mjekësor dhe njësiti i zjarrfikësve.

“Sipas të dhënave nga hetuesit, lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima ngasësja e njërit nga automjetet e aksidentuara e cila me ndihmën e zjarrfikësve është nxjerrë nga automjeti dhe dërguar në emergjencën e Spitalit rajonal Pejë dhe pastaj në QKUK Prishtinë, për t’i ofruar trajtim adekuat mjekësor. Aksidenti ka ndodhur kur ngasësi i dyshuar ka bërë parakalim të pasigurte dhe ndaj tij do të merren masat e nevojshme ligjore sipas udhëzimeve të Prokurorit Shtetit”, thuhet në njoftimin e Policisë Rajonale në Pejë./IndeksOnline/