22:03 / E Enjte, 24 Mars 2022 / MSH

Pamje të reja nga aksidenti me tren ku u lëndua një person

Një aksident mes trenit dhe një veture ndodhi sonte në fsahtin Llabjan të Pejës.

Sipas zëdhënsit të Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, si pasojë e këtij aksidenti është lënduar një person.

“Rreth orës 18:25, Policia është njoftuar për një aksident hekurudhor në fshatin Llabjan të Pejës. Treni i cili qarkullonte nga Prishtina për në Pejë është aksidentuar me një veturë. Një person ka pësuar lëndime. I njëjti është dërguar në emergjencë të spitalit për tretman mjekësor. Ai është jashtë rrezikut për jetë, teksa lëndimet janë jo serioze” ka thënë Gashi për Indeksonline.

Indeksonline ju sjell pamje nga ky aksident.

No description available.
No description available.
No description available.