Pamje të reja nga djegia e lokaleve te tregu i gjelbër në Prishtinë

Disa lokale të vogla janë përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm, pranë tregut të gjelbër në Prishtinë.
Një numër i madh i zjarrfikësve kanë dalë në vend të ngjarjes për të shuar zjarrin që kaploi disa lokale.
Deri tani, nuk janë zbardhur arsyet që çuan në përhapjen e zjarrit.
Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti ka thënë për IndeksOnlinen se policia u njoftua për zjarrin rreth orës 05:40 të mëngjesit.
“Sot rreth orës 05:40, kemi pranuar informatën për një zjarr që ka përfshirë disa lokale në rrugën ‘Ilaz Agushi’ në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, deklaroi Ahmeti./IndeksOnline/

