75 Mall Live Search
15:54 / E Enjte, 06 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Pamje të reja nga Istogu, era la gjurmë të mëdha kudo në këtë qytet

Për dy ditë e netë radhazi banorët e Istogut ishin tejet të shqetësuar si pasojë e erërave të fuqishme që shkaktuan dëme të mëdha.

Pavarësisht se erërat ndaluan, banorët po vazhdojnë të përballen me dëmet të cilat u shkaktuan e që janë tejet të mëdha.

Shumë shtëpi, vetura e objekte të tjera u dëmtuan nga këto erëra, raporton Indeksonline.

Si pasojë e kësaj në komunën e Istogut nuk u zhvilluan as orët mësimore që ishin paraparë të mbaheshin në mënyrë të rregullt.

Në disa fotografi të realizuara sot në këtë komunë shihet qartë gjendja në të cilën është katranditusr vendi, e që nuk lë aspak për të dëshiruar.

Përpos dëmeve që u shkaktuan në objekte, banorët e Istogut për dy ditë radhazi u përballën me mungesë të energjisë elektrike dhe të internetit.

Pavarësisht situatës shqetësuese e cila u krijua, për fat të mirë nuk pati ndonjë person të lënduar.

Se si do të mbulohen dëmet e shkaktuara nëpër familje të shumta, mbetet të shihet nëse komuna do të arrijë t’i mbulojë e vetme apo do të duhet ndihma e gjerë e Qeverisë Kurti.

Kryeministri Albin Kurti reagoi së fundi për gjendjen e krijuar nga erërat në Istog ku paralajmëroi edhe një vizitë në Istog, Pejë e Klinë, tri komunat më të prekura nga moti i keq që mbajti së fundi në vend./Indeksonline/