75 Mall Live Search
18:37 / E Enjte, 03 Korrik 2025 / Gj. Sh

Pamje të reja nga vendi ku humbën jetën Diogo Jota dhe vëllai i tij

Një lajm i tronditshëm ka ardhur nga provincia e Zamoras, ku sulmuesi i njohur portugez Diogo Jota dhe vëllai i tij humbën jetën në një aksident fatal vonë mbrëmë.

Vendi i aksidentit ndodhet në mes të një rruge të dyfishtë me trafik të rënduar, në një pjesë bari që ndan rrugën në dy kahje. Toka aty është djegur dhe rrënojat e aksidentit janë të dukshme në vendngjarje, duke dëshmuar për përmasat e tragjedisë.

Sipas raportimit të korrespondentes Cristina García Casado nga Zamora, trupat e Jotës dhe vëllait të tij janë zhvendosur tashmë dhe familjet e tyre po përgatiten për identifikimin zyrtar.