Pamje të reja nga vendi ku humbën jetën 45 shqiptarë nga aksidenti trafik me autobusë

Në mëngjesin e së martës 45 jetë shqiptarësh nga Maqedonia e Veriut janë shuar si pasojë e një aksident trafiku me autobusë në Bullgari.
Kurse 7 persona të tjerë mbijetuan ndërsa shumica e viktimave janë nga Shkupi, ndërsa një është nga Kosova, shkruan IndeksOnline.
Në media gjatë ditës u raportua se në autobus ka pasur një shpërthim të fortë që ndoshta ka ardhur nga rezervari që ka qenë i mbushur plot pasi 20 minuta para aksidentit autobusi ishte ndalur në një pompë të derivateve ku dyshohet se është furnizuar me derivate të naftës.
Thuhet se shoferi ka humbur kontrollin në një vend ku deshi të ndalej për të bërë pauzë.

Në mesin e viktimave janë edhe 12 fëmijë.
Nga vendi i ngjarjes në Bullgari, respektivisht nga autostrada “Struma” tashmë është larguar autobusi i djegur, ndërkaq vendi vazhdon të jetë i bllokuar nga policia në dy anët, në perimetër prej 1km.
IndeksOnline ju sjell pamje të reja nga vendi i aksidentit.

Kujtojmë se nesër është shpallur ditë zie në Republikën e Kosovës në shenjë solidarizimi dhe nderimi të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Bullgari./IndeksOnline/


