Pamje të reja nga vendi ku ka ndodhur shpërthimi në Pejë që la të vdekur një person

Vendi ku ka ndodhur shpërthimi në Pejë që la të vdekur një punëtor, është rrethuar nga Policia e Kosovës, prokurori dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin.
IndeksOnline ka siguruar pamje të reja nga vendi i ngjarjes.
Ndërsa aktualisht institucionet përkatëse njoftojnë për një të vdekur.
“Po mund të konfirmoj se një person ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit. Në vendin e ngjarjes aktualisht janë ekipet e zjarrfikësve, kryeprokurori, policia dhe të gjitha organet kompetente”, ka thënë për IndeksOnline, zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 9 e 15 minuta në dalje të Pejës./IndeksOnline/