75 Mall Live Search
22:11 / E Enjte, 03 Korrik 2025 / Burim

Pamje të reja nga zjarri që përfshiu objektin në Fushë Kosovë

Një zjarr i madh ka përfshirë depot e IPKO-s në Prishtinë.

Pamje të reja të siguruara nga IndeksOnline, nga vendi i ngjarjes tregojnë sasi të mëdha tymi që ngrihen nga objekti, ndërsa flakët vazhdojnë të përhapen.

Në vendin e ngjarjes ndodhen disa ekipe të zjarrfikësve, të cilët janë duke bërë përpjekje intensive për të lokalizuar dhe shuar zjarrin.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit, ndërsa IndeksOnline është në kontakt me autoritetet për të marrë më shumë informacion.

Policia pritet të japë detaje shtesë në orët në vijim. /IndeksOnline/