Pamje të reja, Raiffaisen-i i shkatërruar në Ferizaj

Indeksonline ka siguruar pamje të reja të bankës “Raiffaisen-Bank”, në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, në Ferizaj.

Kjo bankë është dëmtuar me mjete plasëse ku edhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Muhamet Jahiri, major në Stacionin e Policisë në Ferizaj ka dhënë detja rreth rastit.

“Rreth orës 05:45 të mëngjesit në një filial të bankës është tentuar të vidhen para. Kemi konfirmimin se të dyshuarit nuk kanë mundur të marrin paratë. Njësitet policore të dominimit dhe njësitet tjera të policisë akoma janë në vendin e ngjarjes. Të dyshuarit nuk janë identifikuar, ata kanë ikur me veturë në drejtim të magjistrales Prishtinë-Ferizaj”, është shprehur ai. /Indeksonline/


