10:18 / E Hënë, 11 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Pamje të rënda: 8 vjeçari në Vushtrri pëson lëndime pas sulmit nga qentë endacak

Një fëmijë tetëvjeçar është sulmuar ditën e shtunë nga qentë endacak në rrugën “Kadri Dushi” në Vushtrri.

L.I ka pësuar lëndime të rënda në fytyrë si pasojë e kafshimit të qenve.

Bëhet e ditur se fëmijët tjerë që ishin në shoqërinë e L.I kanë arritur të ikin dhe të shpëtojnë pa lëndime.

Të afërm të fëmijës kanë dërguar disa fotografi ne adresë të Klan Kosovës për të treguar rrezikun që kanë nga qentë endacak në qytetin e Vushtrrisë.

KUJDES PAMJET JANË TË RËNDA !