75 Mall Live Search
13:22 / E Hënë, 16 Janar 2023 / B O

Pamje të rënda, aksident i tmerrshëm në Leshan të Pejës

Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në aksin rrugor Prishtinë- Pejë, më saktësisht në fshatin Leshan.

Sic shihet edhe në fotot e dërguara në redaksinë e IndeksOnline, një veturë e markës Golf 7 ka përfunduar jashtë rrugës.

Pamje janë mjaft të rënda, pasicë vërehet edhe trupi i pasagjerit mbi makinë.

IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar me rastin.