75 Mall Live Search
20:34 / E Mërkurë, 24 Qershor 2020 / indeksADMonline

Pamje të rënda/ Aksident në rrugën Podujevë-Kërpimeh

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Podujevë-Kërpimeh , saktësisht në fshatin Peran.

Si pasojë e këtij aksidenti pati disa persona të lënduar, teksa në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe ekipet emergjente.

Disa nga të lënduarit janë duke u dërguar në spital, e në aksident  ishin të përfshira disa automjete.

Nga ky aksident i rëndë trafiku është shkaktuar edhe bllokadë në këtë rrugë dhe vozitësit janë duke shfrytëzuar rrugë tjetër alternative për të kaluar këtë anë të fshatit./Indeksonline/