10:16 / E Martë, 28 Mars 2023 / B O

Pamje të rënda, digjet autobusi në Arabinë Saudite, mbi 20 të vdekur

Të paktën 20 persona humbën jetën kur një autobus i mbipopulluar u përplas në një urë, u përmbys dhe mori flakë në Arabinë Saudite jugperëndimore, njoftuan mediat shtetërore saudite.

TV Al-Ekhbaria raportoi se 29 persona u plagosën në aksident dhe transmetoi pamjet që tregojnë mbetjet e djegura të autobusit. Përplasja ndodhi kur frenat e automjetit dështuan në provincën jugperëndimore të Asir, e cila kufizohet me Jemenin.

Aksidenti ka ndodhur në javën e parë të Ramazanit. Siç raporton AP, shumë njerëz e shijojnë këtë periudhë të vitit duke udhëtuar natën me familjen dhe miqtë gjatë muajit të shenjtë mysliman.