Pamje të rënda: Kështu reaguan banorët pasi panë trupat e të vdekurve në aksidentin tragjik në Maqedoni
Aksidenti tragjik ku u rrokullis një autobus në autostradën Shkup-Tetovë, respektivisht në Llaskarcë, la të vdekur 14 persona.
Indeksonline ka siguruar pamjet (të rënda) ku shihen trupat e disa personave që humbën jetën, ndërsa pranë tyre qëndronin banorë të kësaj ane.
Përpos personave që humbën jetën, në këtë aksident u lënduan 37 persona, prej të cilëve 27 kurohen në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, gjashtë janë në Qendrën Klinike, ndërsa dy pacientë janë në Spitalin e Tetovës.

Më poshtë, ua sjellim emrat e të ndjerëve:
Rametulla Abdurraimi, djalë i vetëm i familjes Abdurraimi
Valdete Hamiti, (1989), nga Debreshti i Gostivarit, nënë e dy fëmijëve të mitur
Jovica Tërpevski, djali i deputetit Bllagojçe Tërpevski nga Gostivari
Besim Kamberi nga fshati Senakos i Gostivarit
Onur Sadiku, 19-vjeçar nga Gostivari
Esat Emruli nga Gostivari
Ajdin Ismaili, 19 vjeç nga Gostivari
Besim Fetai nga Vrapçishta
Bejza Uzeiri nga Banjica e Poshtme
Zoran Davidovski (1981), punonjës në Qytetin e Shkupit
Tërpana Janevska, pensioniste nga Gostivari
Boban Avramovski, student i FON-it
Dejan Ristevski, i punësuar në Bankën Popullore të Maqedonisë
Pavle Kostoski, nga Gostivari, i sapo diplomuar në Fakultetin Juridik në Shkup
