14:17 / E Shtunë, 18 Maj 2024 / FR

Pamje të rënda/ Momenti kur Diddy dhunon ish-të dashurën, e godet dhe tërheq zvarrë

Në rrjetin social X po qarkullon me shpejtësi një video me pamje të rënda ku shihet reperi Diddy duke sulmuar ish të dashurën e tij, Cassie në një hotel në vitin 2016.

Kjo video është siguruar nga CNN dhe tregon momentin kur Diddy ndjek Cassie në korridorin e hotelit.Në një moment, reperi e kap nga koka dhe e përplas përtokë. Më pas e godeet disa herë me shkelma dhe në fund e tërheq zvarrë në dhomë. Kjo pamje shqetësuese është xhiruar në hotelin InterContinental.

Sean Combs i njohur si Diddy një ikonë e hip-hop-it dhe themeluesi i Bad Boy Records është akuzuar për përdhunim, abuzim dhe trafikim, në një padi të madhe të ngritur nga këngëtarja Cassie. Kjo e fundit thotë se ai përdori rrjetin e tij të fuqishëm për ta mbajtur atë me forcë në një marrëdhënie të dhunshme me të. Cassie, emri ligjor i së cilës është Casandra Ventura, ishte në lidhje me Combs për më shumë se një dekadë. Ajo pretendon se Combs e sulmoi atë disa herë duke e rrahur dhe përdhunuar egërsisht dhe kontrolloi çdo aspekt të jetës së saj.