Pamje të rënda: Momenti kur gjyqtari Astrit Kalaja po transportohej drejt spitalit

Është publikuar momenti kur gjyqtari Astrit Kalaja po transportohej drejt Spitalit të Traumës.
Ai vdiq pasi u qëllua tre herë me armë zjarri nga Elvis Shkëmbi, 30-vjeçar, brenda sallës së Gjykatës së Apelit në kryeqytetin shqiptar.
Nga ky sulm me armë, u plagosën edhe dy persona të tjerë.
Sipas Abc Neës, një çështje gjyqi lidhur me një pronë në qytetin e Shkodrës u bë shkak i ngjarjes së rëndë, ndërkohë që xhaxhai i autorit, të identifikuar si Elvis Shkëmbi, e kishte paralajmëruar vetëgjyqësinë në vitin 2023.