75 Mall Live Search
22:33 / E Shtunë, 29 Prill 2023 / kutia

Pamje të rënda, momenti kur tifozi shqiptar bie me kokë nga tribunat

Ndeshja mes Erzenit dhe Partizanit në stadiumin “Niko Dovana” është mbyllur me një incident për njërin nga tifozët e pranishëm në stadium.

Pas fundit të takimit, një tifoz ka rënë nga shkallët e stadiumit, duke marrë goditje serioze në kokë.

Menjëherë kanë ndërhyrë stafet mjekësore për t’i dhënë ndihmën e parë ndërkohë që me anë të ambulancës në stadium, është nisur në drejtim të spitalit të qytetit të Durrësit.