11:03 / E Premte, 28 Prill 2023 / L K

Pamje të rënda nga sulmi ajror në Ukrainë

Një sulm masiv ajror ka ndodhur në mes të natës në Ukrainë, një nga objektivat e Rusisë ishte një ndërtesë 9-katëshe në Uman. Një qendër e rëndësishme kulturore hebraike.

Raportohet se deri më tani kanë vdekur një grua dhe një fëmije 3-vjeçarë. Ndërsa, më shumë se pesë persona janë lënduar në këtë zonë.

Operacioni i shpëtimit është duke vazhduar, transmeton IndeksOnline.

Në video shihet një grua e mbuluar më gjake teksa është sulmuar në mes të natës.

Kujtojmë se sulmet ajrore ruse kanë goditur qytete në të gjithë Ukrainën, përfshirë kryeqytetin Kiev, duke vrarë të paktën gjashtë persona.