75 Mall Live Search
17:39 / E Enjte, 12 Gusht 2021 / OSH

Pamje të rënda për tifozët e Barcelonës dhe Real Madridit, Ramosi dhe Messi takohen për herë të parë si lojtarë të PSG-së

Tifozët e Barcelonës dhe Real Madridit nuk do ta kishin imagjinuar asnjëherë që dy legjendat e klubeve të tyre, Lionel Messi dhe Sergio Ramos në një ditë do të ishin bashkëlojtarë në një ekip tjetër.

Lionel Messi dhe Sergio Ramos sot janë takuar parë herë të parë si futbollistë të ekipit të PSG-së, transmeton Indeksonline.

Argjentinasi sot ka stërvitur për herë të parë me lojtarët e ekipit francez dhe takoi bashkëlojtarët e rinj.

Në sy ra përqafimi i ngrohtë mes Messi dhe Ramosit, që përkundër se ishin rival që dhjetëra vite brenda fushës, jashtë asaj duken se janë miqtë të mirë./Indeksonline/