75 Mall Live Search
19:26 / E Diele, 03 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Pamje të rënda: Son i thyen këmbën futbollistit të Evertonit

Tottenham është duke fituar ndaj Evertonit me rezultat 0-1 në ndeshjen e Premierligës.

Por rezultati nuk ka qenë në rend të parë pasi që një moment i rëndë ka ndodhur gjatë ndeshjes.

Një ndërhyrje e Heung-Min Son në mesin e fushës i ka thyer këmbën futbollistit të Evertonit, Andre Gomes.

Son është ndëshkuar me të kuq, derisa Gomes është zëvendësuar menjëherë.

Jug-Koreani nuk ka mundur t’i mbaj lotët pas ndërhyrjes, ku kundërshtarët e kanë qetësuar pasi që ndihej shumë keq. /IndeksOnline/