18:13 / E Martë, 12 Nëntor 2019

Pamje të rënda, sulmohet pjesëtarja e komunitetit LGBTI në rrugët e Tiranës

Pjesëtarja e komunitetit transgjinor e quajtur Anxhela është sulmuar ditën e sotme nga një trup personash.

Kjo është bërë e ditur në fotografitë e publikuar në rrjetet sociale nga miqtë e saj.

Dyshimet e sulmit ndaj saj janë pas pjesëmarrjes në paradën e fundit të lezbikeve në Tiranë.

“Në vijim të zbardhjes së ngjarjes, u bëjmë thirrje autoriteteve ligjzbatuese të identifikojnë sa më shpejtë autorët dhe t’i sjellin ata përpara drejtësisë.

Pamjet e mëposhtme janë treguesi më i shëmtuar i realitetit me të cilin komuniteti LGBTI e kryesisht ai transgjinor përballen në Shqipëri. Ne nuk do të heshtim!”, thuhet në njoftimin në Facebook.