75 Mall Live Search
09:18 / E Premte, 28 Mars 2025 / L K

Pamje të rënda, tërmeti shemb një ndërtesë të madhe, 43 punëtorë mbeten nën rrënoja

Një tërmet i fortë goditi Azinë Juglindore në orët e para të pasdites (koha lokale). Ndër të tjera, u godit edhe kryeqyteti i Tajlandës, Bangkok.

Qeveria tajlandeze shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Një pallat shumëkatësh në ndërtim është shembur. Punonjësit e shpëtimit thanë të premten se 43 punëtorë kanë mbetur nën rrënoja./Indeksonline/