Pamje të rënda/ Viktima e shtrirë në tokë e pa shenja jete në Bellanicë të Malishevës

IndeksOnline ka siguruar pamje të rënda nga aksidenti i shkaktuar në atusotradën “Ibrahim Rugova”, më saktësisht në fshatin Bellanicë të Malishevës, ku për pasojë një person mbeti i vdekur.
Në këto pamje shihet viktima e shtrirë në tokë e në gjendje të rëndë. I tëri i mbuluar me gjak.
Kliko këtu për të parë pamjen.
IndeksOnline ju sjell pamje:
Ndërsa rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi I policisë Baki Kelani.
“Policia e Kosovës, në orët e pasdites ka pranuar një informacion se në autostradën Ibrahim Rugova afër daljes së Malishevës, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy automjete. Njësitet relevante policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje, për t’u marrë me rastin. Policia në vendngjarje ka ftuar edhe ekipet mjekësore të cilët kanë konfirmuar se si pasojë aksidentit një person ka humbur jetën”.
“Njësitet policore janë duke hetuar shkaqet dhe rrethanat të cilat kanë çuar deri te aksidenti, ku bazuar në informacionet e para dyshohet se një automjet ka qenë i ndaluar në shiritin emergjent dhe automjeti kombi në lëvizje dyshohet se e ka goditur automjetin e ndaluar”.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante të trafikut.