22:36 / E Hënë, 18 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Pamje të rënda: Vritet azilanti shqiptar në Francë (+18)

Një video rrënqethëse është bërë publike në një faqe në Facebook, ku njoftohet për vrasjen e një shqiptari azilant në Francë.

Përmes kësaj videoje, bëhet e ditur që azilanti është vrarë dhe tashmë gjendet në një spital në Marseille të Francës.

Personi që ka xhiruar në vendin e ngjarjes tregon detaje për vrasjen e 23 vjeçarit Florenc Beqiraj i cili ishte në burgun e Francës për shkak se e kishin zënë pa dokumente.

Siç rrëfën personi në video, Florenci kishte thirrur një mikun e tij nga burgu duke i thënë që nëse nuk shkon aty, do e vrasin.

“Jemi duke bërë me dije mediat shqiptare se në qytetin e Francës, në Marseille është vrarë një djalë 23 vjeç, Florenc Beqiraj i cili për 4 ditë në burgun e Francës i cili është ndaluar për shkak se nuk kishte letrat me vete, është futur në burg për dy javë. Ai pas pak ditësh e merr në telefon një shokun e tij dhe i thotë se në qoftëse nuk vjen këtu, mua do të më vrasin. Nuk kalon disa orë dhe personi na njofton në telefon se ky ka vdekur…personi në këtë moment që po filmojmë është i vdekur thjeshtë mosha e tij 23 vjeçare bën që zemra e tij të punojë dhe doktorët e këtij spitali na kanë thënë që duhet t`ia heqim tubat sepse ky person ka vdekur dhe kushton shumë”, thotë personi në videon e publikuar, shkruan Indeksonline.

Aty bëhet thirrje për ndihmë, meqë personi tregon se as familjarët e djaloshit nuk janë të informuar.

“Tash opinioni publik, ambasada shqiptare, shteti shqiptar … sepse ky person ka ardhur për azil në Francë, jo për t`u vrarë…e kanë mytyr nuk e di me çfarë, por ju lutem na ndihmoni. Personi ka 4 ditë i vdekur. Jemi në reanimacionin…Familjarët nuk dinë asnjë gjë. Personi ka vdekur. Ju lutem na ndihmoni”, thotë ai.

Pamjet mund t`i shihni në videon poshtë: