75 Mall Live Search
15:15 / E Diele, 20 Janar 2019 / indeksADMonline

Pamje të rralla, përmbledhje nga zhytja nën akull në Liqenin e Batllavës

Disa zhytës vullnetarë kanë bërë diçka të rrallë në Kosovë.

Të veshur me rrobat e zhytjes, ata u futën nën akullin e krijuar në Liqenin e Batllavës nga temperaturat e ftohtë.

Duke thyer akullin me sharrë, ata krijuan hapësirat e duhura për t’u  futur zhytur në ujin e liqenit të ngrirë, shkruan Indeksonline.

Organizatorëve të këtij aktiviteti i është bashkuar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburin Aliu, i cili sfidoi të ftohtit e madh.

Përpara zhytjes ata bën edhe fotografi për t’i mbajtur si kujtim.

Kjo ngjarje u përcoll edhe nga qytetarë të shumtë, të cilët shijuan edhe vet akullin e krijuar mbi liqen./Indeksonline/