Pamje të rralla se si fëmijët kosovarë e mposhtnin frikën gjatë luftës
Derisa në Shqipëri shumë familje po vazhdojnë të frymojnë më ankthin dhe frikën që kanë përjetuar gjatë tërmetit së të martës, ku mbetën të vdekur mbi 50 persona, janë fëmijët ata të cilët nuk i njohin fatkeqësitë dhe s’din t’i shfaqin traumat.
Ndonëse janë larg shtëpive e librave, të vegjlit e duan lirinë, lojën dhe dëfrimin.

Në shumë kampe madje, shumë psikologë, përfshirë ata kosovarë, po merren me fëmijë, me të cilët po zhvillohen aktivitete edukative, njësoj ka ndodhur edhe me fëmijët kosovarë gjatë luftës së fundit.

Në një video të rrallë të publikuar nga Esat Shala, mund të shihni se si fëmijët kosovarë gjatë viteve 98-99 pavarësisht se lufta s’kishte të ndalur, e shumë bashkëmoshatarë të tyre vraheshin e masakroheshin padrejtësisht, ata nuk e ndalonin lojën dhe lumturinë e tyre të brishtë./Indeksonline/