Pamje të shembjes së ish-hotelit në Mitrovicë, 20 vjeçari ende nën rrënoja
Që nga ora 17.00, një 20 vjeçar ka mbetur nën rrënoja pas shembjes së një pjese të ish-hotel “Adriatiku”, në Mitrovicë.
Mësohet se nën rrënoja ka mbetur personi me inicialet V.I.
Bëhet e ditur se arkitekti ka dhënë instruksion që të rrëzohet njëra nga shtyllat e betonit të këtij objekti dhe në atë moment ka ndodhur incidenti.
Në vendin e ngjarjes ndodhen Policia e Kosovës, zjarrfikësit, Drejtoria e Emergjencave, Drejtoria e Inspeksionit dhe Inspektorati i Punës.
Indeksonline ka provuar të kontaktojë disa herë zëdhënësin e Policisë për këtë rajon, mirëpo kontakti me të ka qenë i pamundur. /Indeksonline/